Lirimi i Sali Berishës ka rritur entuziasmin në SHQUP, a thua tani mbaruan gjithë hallet e PD-së dhe këta do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
Mes reagimeve të shumta për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, më epiku është ai i biznesmenit Gjergj Luca.
“Ah çfarë gëzimi dhe çlirimi, doli doktori nga arrestimi.
Tani e tutje do kenë më shumë vlerë protestat, djegiet, shkatërrimet…
Përpara doktor, e ardhmja është e jotja”, thotë Luca në një video.