Arben Çuko do të jetë Prefekti i ri i Qarkut të Fierit. Ish-deputeti i Partisë Socialiste zëvendëson në këtë detyrë Mbarime Isufajn, e cila kishte më pak se katër muaj që ishte emëruar në këtë post.
Çuko ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, komandant i Gardës së Republikës, këshilltar i presidentit të Kosovës për sigurinë dhe prej Qershorit 2023 është këshilltar i ministrit tw Drejtwsisw, Ulsi Manja.
Arben Çuko ka qenë deputet i Partisë Socialiste për Lushnjen, prej vitit 2009 dhe në vitin 2017 dha dorëheqjen, për t’u emëruar në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.