Ish-ministri Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ai do të jetë në SPAK në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje me dosjen për 21 janarin. Po ashtu Anila Hoxha mëson se Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu.