Deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar që Komisioni për Sterilizimin dhe Check Up të shtyhet më shumë. Duke folur nga seanca plenare, Korreshi ka ironizuar dhe sipërmarrësen Vilma Nushi, duke e quajtur fukareshë. Po ashtu Korreshi ka deklaruar se Nushi ka marrë 1.7 milionë euro divident.

“Duke qenë se na nisët 40 ditë me pushime në hotel me 5 yje, më shumën dje në Komision lehtë avokati se sa Beqaj, ndaj shtyjeni içik atë komisioni, kur thoni ju ne të shkretët të dështuar se të dështuar jemi. Aman silleni kryeministrin të marrim pak idenë si të kalojmë në pushtet. A të keqen thirrni dhe atë Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up. A të keqen kryetare, unë të falënderoj shumë që na nisët me pushime, por ta shtysh dhe ca ditë komisionin a të keqen. Në një lutje nga një opozitar i thjesht, fshatar nga Lushjna, 40 ditë që na le atje sikur ta shtysh nuk na bën keq,” tha Korreshi.