Gazetari Poli Hoxha deklaroi në studion e emisionit “3D”, se sulmet e fundit të Sali Berishës ndaj SPAK nuk janë të rastësishme, sepse sikurse tha ai, ka lëvizje nga drejtësia në hetimin e ngjarjes së “21 janarit” dhe kjo mund të jetë dosje e re hetimore ndaj tij.
“Çështja “Partizani” mund të quhet e mbyllur sepse është në gjykim por ka një intensitet në hetime dhe një muaj më parë SPAK mori “21 janarin”.
Kemi parë një dysinë njerëzisht të pyetur për këtë çështje. Hetimi për këtë ngjarje po kryhet në mënyrën gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Sipas gazetarit Hoxha, për një kohë të gjatë Sali Berisha në fjalimet e tij të përnatshme apo deklaratave ka folur për premtimet e tij dhe çfarë do të bënte PD-ja kur të vinte në pushtet.
“Ndërsa sot kaloi në një tjetër stad dhe dukej dhe nga nervi i tij i treguar duke sulmuar më ashpër SPAK”, tha ai.
Akuzat e bërë në drejtim të SPAK nga politikanët, sipas gazetarit Hoxha korrespondojnë dhe me lëvizjet që ndodhin në drejtësie së fundmi.