Me humbjen 4-0 të Cityt ndaj Tottenhamit të shtunën në stadiumin Etihad, Pep Guardiola humbi pesë ndeshje radhazi (në të gjitha garat) për herë të parë në karrierën e tij si trajner.
“Topi i Artë” Rodri, mesfushori Mateo Kovacic dhe mbrojtësi Ruben Dias janë jashtë për shkak të lëndimit. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta trajtuar atë (…),”- u tha trajneri gazetarëve. Kur filluam të humbnim, u thashë njerëzve: ‘Duhet të gjej një mënyrë,’ duhet ta bëj.
Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër për të fituar. Është detyra ime, përgjegjësia ime. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë më të qëndrueshëm dhe loja jonë do të jetë më e mirë dhe ne do të fitojmë ndeshje”.
“Në këtë kohë, skuadra nuk është gati”
I pyetur nëse City duhet të përforcohet në afatin kalimtar, Guardiola shtoi: “Kam më shumë besim te këta lojtarë se kurrë. Mendoj se skuadra, kur e gjithë skuadra është aty, është e jashtëzakonshme, por, në këtë fazë, skuadra nuk është gati”.
City është i dyti në Premierligë me 23 pikë, tetë pikë prapa liderit Liverpool, të cilin do ta sfidojë në Anfield të dielën.