Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’ do të zhvillohet ndeshja e futbollit, e vlefshme për Nations League, mes Kombëtares shqiptare dhe Ukrainës.
Atmosfera para ndeshjes është ndezur te tifozat kuqezi, të cilët kanë nisur të grumbullohen dhe të nisin festimet. UEFA më herët ka caktuar arbitrat që do të drejtojnë këtë ndeshje të fundit që Shqipëria do të luajë në Nations League, në fazën e grupeve.

Treshja e arbitrave do të jetë portugeze dhe kryesohen nga Joao Pinheiro. Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila. Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Joao Goncaives.
Sfida e sotme do të jetë një sfidë vendimtare për Shqipërinë, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur sfida Çeki-Gjeorgji. Të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.