Komisioni Hetimor për Sterilizimin u shoqërua sërish me tensione midis anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, me përplasje verbale midis Plarent Ndrecës dhe kryetares së komisionit, Albana Vokshi. Ndreca e akuzoi Vokshin për pengim të të drejtave të dëshmitarit Ilir Beqaj, ndërsa Vokshi iu kundërpërgjigj duke e sfiduar dhe ironizuar për qëndrimet e tij.
Gjatë debatit, Ndreca akuzoi Vokshin për qasje të njëanshme dhe i kërkoi që kërkesa e tij për të lejuar dëshminë e Beqajt të hidhej në votim, duke e cilësuar si të drejtë kushtetuese.
_Ndreca: Po bën zhurmuesin. Thjesht të ekspozon që je bolshevike.
Vokshi: Ke folur 20 herë, të kam dëgjuar 20 herë.
Ndreca: Nëse s’do të dëgjosh dil jashtë. Është e drejta elementare e tij për t’u shprehur. Hiqe këtë unë dua, unë s’dua. Kërkesa ime është kjo hidheni në votim siç ju takon kërkesën, nëse se’e hidhni në votim do të thotë që po shkelni detyrën tuaj dhe veprimtarinë e komisionit.
Vokshi: Shko ankohu çoje tek komisioni i Çyrbes.
Ndreca: Boll me këto bolshevizma, komunizma se e keni bërë baltë, mos mendoni se do të më intimidoni.
Vokshi: Lëre të shkretin të përgjigjet dy gjëra se po e merrni në qafë. Ti je akuzuar për vjedhje.
Ndreca: Po qe kaq trime hajt shihemi në gjykatë. Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit, po ti njeh vetëm Sali Berishën.