Partia Demokratike kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Debati i nisur prej javësh në komision është zhvendosur në Parlament këtë të enjte.

Balla: Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetëm komisionit për ta bërë diçka të tilla. Kuvendi ka vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit, asnjë kompetencë tjetër. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor, tani bëhet një teatër, ose do presim deri në orën 16:00 që t’i mbarojë afati…Ju vet e keni sabotuar me dëshirë. Pse nuk erdhët para një jave të sillnit një kërkesë. Pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision. E treta është që rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni, neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit, për komisionet hetimore. Ju mund të hidheni përpjetë deri në orën 16:00, por Kuvendi s’ka asnjë kompetencë për të bërë gjë, për sa kohë s’ka një vendim të ndërmjetëm