Ka nisur dëshminë në komisionin hetimor parlamentar të Sterilizimit ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Deklarata që do të japë në nisje të dëshmisë ka nxitur debate në komision, duke përplasur kryetaren e komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarin Plarent Ndreca.

Vokshi: Këtu PowerPoint nuk lejohet. E ka kërkuar dhe ish-zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore, ashtu do veprohet.

Ndreca: A më lejoni të flas?

Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb. Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin, por me individët. Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.

Vokshi: Nuk vendosni ju. S’ka vendim juaj. Zoti Beqaj, do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me PowerPoint këtu. Nuk ka PowerPoint këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.

Ndreca: Ju bëni në këtë komision akuza. Ne po kërkojmë një gjë bazike. Diskursi juaj është shumë helmues ndaj dëshmisë që po presim. Akuzon gjithë kohën dikë që e ke thërritur dëshmitar.