Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo ka folur për mediat dhe ka thënë se ka shkelje të mëdha nga organi i akuzës. Kryemadhi gjithashtu theksoi se nuk ka folur me Ilir Metën, i cili aktualisht ndodhet në qeli.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha ajo.