Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer e ka siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë mbetet “e veshur me hekur”. Ata u takuan në një samit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin hungarez, Budapest.

SHBA ka qenë deri tani donatori më i madh i vetëm i ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Por është shprehur frika se kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar mund të ngadalësojë ose ndalojë, rrjedhën e ndihmës ushtarake amerikane në Kiev.

Kryeministri tha se samiti “nuk ishte vetëm për sovranitetin e Ukrainës”, por gjithashtu “lirinë tonë, demokracinë tonë dhe vlerat tona”.

Pas bisedimeve të tij me udhëheqësin ukrainas, Sir Keir anashkaloi një pyetje nëse fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Trump ishte e mirë për Evropën dhe Ukrainën.

Ai tha se ishte takuar me Presidentin Zelensky për herë të gjashtë që kur u bë kryeministër, duke shtuar se ishte një mundësi për të pohuar “mbështetjen e hekurt” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Më herët, kryeministri hungarez, mikpritës i samitit, Viktor Orban tha se liderët e Evropës kishin rënë dakord se duhej të merrnin përgjegjësinë për sigurinë e tyre dhe jo vetëm të mbështeteshin te SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.

Sir Keir u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të “rrisin” mbështetjen e tyre, duke i thënë Zelenskyt: “Siç e dini, mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur.

Presidenti ukrainas e falënderoi atë “që qëndroi me Ukrainën gjatë kësaj periudhe të vështirë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu janë zotuar vazhdimisht të qëndrojnë në krah të Ukrainës.