Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po afrojnë dhe ajo që po mban pezull të gjithë botën është se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm. A do të rikthehet Donald Trump apo detyra do të kalojë në duart e Kamala Harris?

Kjo është pyetja që drejtohet më së shumti në rrjet dhe si për shumë gjëra të tjera, The Simpsons e kanë një përgjigje edhe për këtë.

Një episod i transmetuar më 19 mars 2000, titulluar “Bart to the Future”, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale, të cilët besojnë se ai mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit. Në këtë episod, Lisa Simpson bëhet presidente dhe vesh një kostum vjollcë, një ngjyrë e ngjashme me atë që Kamala Harris zgjodhi për inaugurimin e saj.

“Ne të gjithë e dimë se Simpsonët kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Lisa, e veshur me kostum lejla dhe gjerdan me perla, duket e ngjashme me Harris,”- shkruan një përdorues.

A do të rezultojë i vërtetë ky parashikim?