SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, ish kryebashkiakun e Durrësit i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në 2 raste.

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi kërkoi dënimin me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor Dakos do ti ulet 1/3 e dënimit duke zbritur në 2.8 vite.

Aktualisht ish-zyrtari i lartë që është nën masën e arrestit në shtëpi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me zbardhen e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare me vlerë rreth 200 mijë euro.

Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2023 por më pas, pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.

Fatmir Ejupi ish topograf – falsifikim dokumentash – 3 vite – gjykim i shkurtuar – 2 vite

Ndërtuesi Fiqiri Farruku – falsifikim dokumentash – 3 vite – gjykim i shkurtuar 2 vite burg – pezullohet burgu – vendoset 4 vite shërbim prove

Adrian Bullu – falsifikim dokumentash- 3 vite – gjykim i shkurturar- 2 vite – pezullohet burgu – vendoset në shërbim prove