Polonia humbet Robert Lewandowski. Sulmuesi ndjeu siklet në shpinë në ndeshjen kundër Real Sociedad dhe nuk do të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij, që do të luajnë në Nations League kundër Portugalisë dhe Skocisë. Sulmuesi do të qëndrojë në Barcelonë për t’u rikuperuar.
“Federata Polake e Futbollit informon se Robert Lewandowski nuk do të marrë pjesë në kampin stërvitor të nëntorit të kombëtares polake për t’u përgatitur për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Portugalisë dhe Skocisë.
Arsyeja e mungesës së kapitenit të kombëtares është një dëmtim i shpinës i pësuar gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Real Sociedadit, ai do të jetë jashtë fushës për rreth dhjetë ditë”,- thuhet në njoftimin e Federatës.
Ja dhe lista e futbollistëve të thirrurit nga Polonia:
Portierë: Marcin Bułka (Nice), Bartłomiej Drągowski (Panathinaikos), Bartosz Mrozek (Lech Poznań), Łukasz Skorupski (Bologna).
Mbrojtës: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszyński (Sampdoria), Michał Gurgul (Lech Poznań), Jakub Kiwior (Arsenal), Kamil Piątkowski (Salzburg), Tymoteusz Puchacz (Holstein Kiel), SebastianTuruk.
Mesfushorë: Mateusz Bogusz (Los Angeles FC), Przemysław Frankowski (Lens), Jakub Kamiński (Wolfsburg), Bartosz Kapustka (Legia Varshavë), Antoni Kozubal (Lech Poznań), Dominik Marczuk (Real Salt Lake City), Jakub (Bright) , Taras Romanczuk (Jagiellonia), Bartosz Slisz (Atlanta United), Sebastian Szymański (Fenerbahce), Nicola Zalewski (Roma), Piotr Zieliński (Inter).
Sulmues: Adam Buksa (Midtjylland), Kacper Kozłowski (Gaziantep), Krzysztof Piątek (Stamboll Basaksehir), Karol Świderski (Charlotte FC), Kacper Urbański (Bologna).