Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare i cili e ka shkruar me gërma të arta emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ishte i ftuar në “Living Room” në Vizion Plus.
Cana ka folur për dokumentarin e tij “Udha” që tregon historinë e arbëreshëve të Italisë. Gjatë intervistës Cana është pyetur edhe në lidhje me familjen e tij.
Ai ka treguar një fragment gjatë bisedës me djalin e tij, i cili e ka pyetur nëse do të ishte i kënaqur nëse do e merrte nusen shqiptare, pyetje e cila e ka emocionuar shumë ish-kapitenin kuqezi.
-Cila është pyetja më e vështirë që djali ta ka bërë, që të ka vendosur në një situatë qoftë shumë të ngarkuar emocionale?
Lorik Cana: Po një, më ka pyetur nëse do të kisha qejf që ai të martohej me ndonjë shqiptare. Jo babi i thashë, kjo punë ka rëndësi se si ti e ndien veten. Është gjithmonë krenar që është edhe shqiptar. Pstaj i thashë që unë jam shqiptar por unë kam gjetur një person që mua më plotëson, kam gjetur një person që më ndjek në të gjithë rrugëtimin tim. Pastaj i thashë duhet të gjesh personin që të respekton dhe të do, dhe që sakrifikon për ty njësoj siç sakrifikon ti për atë. Por nëse e merr shqiptare babi do të ishte më i lumtur. Por mjafton që të marrësh një person që i dedikohet familjes njësoj si i dedikohet mamaja jote.
-Pse e ndjeu ai ta bënte këtë pyetje?
Lorik Cana: Nuk e di.