Kombëtarja ka mbërritur në “Air Albania”. Para ndeshjes me Ukrainën për TV Klan, mbrojtësi Mario Mitaj kërkoi lojë sulmuese. Ai do luajë nga minuta e parë këtë mbrëmje.
“Duhet ta mbajmë pikën e fortë që kemi në mbrojtje, po duhet të dalim edhe më shumë në sulm, duhet të krijojmë më shumë raste sepse goli kështu realizohet. Nuk varet vetëm prej nesh, sepse është edhe ndeshja e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Thjesht ne të mendojmë për ekipin tonë, të futemi të përqendruar dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Mitaj.