Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, theksoi punën që duhet bërë për të lehtësuar procedurën që bashkitë të kenë mundësi të regjistrojnë pronat që i kanë të tyre.
“Pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër të bashkive dhe unë mendoj që duhet që nga pikëvështrimi administrativ i mënyrës se si regjistrohen pronat tek mbështetja teknike që bashkitë të regjistrojnë pronat, kemi nevojë që të gjitha palët të bëjmë më shumë për të pasur mundësi që bashkitë, si fillim t’i regjistrojnë pronat dhe ta kenë një proces të lehtësuar.” – u shpreh Mazniku
Po ashtu, Ministri Mazniku foli për ligjin e ri të bashkëpronësisë që prek hapësirat e përbashkëta duke e vënë theksin te nevoja që kanë këto prna të mirëmbahen.
“Kemi qartësi shumë të madhe për ato që janë prona private, gjithashtu e kemi të qartë se çfarë pronë publike që është e të gji