Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vend. U mor vendim për heqjen e tarifës së pagesës për ekipet e Kategorisë së Tretë, duke nisur që nga sezoni 2025-2026.

Komiteti u njoh me raportet e fundit mbi projektet infrastrukturore që janë në proces dhe investimet e reja që po realizohen nga FSHF-për përmirësimin e kushteve të futbollit shqiptar. Në këtë mbledhje u miratua kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Sportive Kamëz.

Diskutimet u përqendruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për Mbrëmjen Gala 2024, si dhe buxhetin për futbollin amator.