Nard Ndoka nga Partia Demokristiane, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka deklaruar se masa “Arrest në shtëpi” që u hoq nga gjykata ditën e djeshme për kreun e PD Sali Berisha, u shpreh se ishte shkelje e Kushtetutës.
“Një deputet që është i akuzuar është ende në Kuvend. Ky duhet të jetë standardi, të hetohet por të lejohet të vijojë punën. Është shkelur Kushtetuta. Kjo u vërtetua edhe nga gjykata, është shkelur standardi”,
Ndërkohë, analisti Flogert Muça u shpreh se kushdo që nuk njeh dhe nuk respekton institucionet e vendit dhe aleatët, i kanë “marrë fytyrën” flamurit kombëtar.
“Nuk mund të uroj politikanët që i kanë ulur kokën flamurit shqiptar. Ata që janë dënuar nga FGJKO ia kanë marrë ftyrën flamurit, aa që nuk njohin institucionet po ashtu. Një patriot i vërtetë njeh instuitucionet e vendeit të tij. Kush nuk i njeh dhe i përçudnojn institucionet dhe aleatët e shtetit dhe flamurit”, tha ai.
Ndoka u përgjigj që kokën flamurit dhe kombit ia ka ulur kryeministri Rama me nismën “Ballkani i Hapur” apo me incidentet në takimin e pak ditëve më parë në Londër.