Dalin në shitje biletat e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, në orën 19:00, në “Air Albania”.

Klubi bardheblu ka vendosur çmime relativisht të ulëta për tifozët, nga 500 lekë në sektorët pas portë, në 1000 lekë në sektorët E (tribunat përballë) e deri në 3000, 4000, e 5000 në sektorët e tribunës Vip.

Shitja “online” aktualisht është hapur vetëm për sektorët në katin e parë. Tifozët e Tiranës kanë të dedikuar sektorët e tribunës N prapa porte, ndërsa ata të Partizanit sektorët S dhe V prapa porte. Kjo ndeshje i përket javës së 15-të të Superioress. Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Partizani kryeson me 12 pikë më tepër.

Çmimet:

Sektorët N, S dhe V: 500 lekë të reja

Sektorët e tribunës E: 1000 lekë

Sektori W101 dhe 107: 3000 lekë

Sektori W102, 103, 105 dhe 106: 4000 lekë

Sektori W104: 5000 lekë