Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmon sot në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it. Ai është paraqitur me pranga në duar, i rrethuar nga policë, ndërsa mban dokumente me vete. Rrapaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe 6 të tjerë.
Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Kujtojmë se ish-zëvendës/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka dëshmuar në komision më 20 shtator.
Lista e personave që do të pyeten sot janë:
Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli.