Ish-sulmuesi brazilian Aleksandre Pato, ka treguar në një intervistë për emisionin “Benja Me Mucho”, episode të karrierës së tij, duke u ndalur te një shumë i veçantë nga vitet kur ishte pjesë e Milanit të Berluskonit. Ky i fundit jepte gjithmonë udhëzime taktike, por Pato ka bërë të qartë se ato edhe zbatoheshin, sidomos kur drejtimin e skuadrës e mori Leonardo.
“Ishim në grumbullim, duke shkuar me autobus për ndeshje drejt stadiumit. Në atë moment mora një telefonatë. E hap celularin. “Kush është”. “Përshëndetje, Berluskoni dëshiron të flasë me ty”. I them “Çfarë? Në orën para ndeshjes?”. Berluskoni më thotë: “Shiko, po të them të luash më shumë në qendër”.
”Si ta bëj? Trajneri im është Leonardo. SIlvio, si do që ta bëj këtë? Duhet të bëj atë që më thotë trajneri!”. Më thotë Berluskoni “Ti rri i qetë, shko në qendër se po ta them unë””, tregoi Pato duke qeshur.
“Më pas ia përmend Leonardos. “Hej Leo, më ka telefonuar Berluskoni dhe më thotë që të luaj në qendër”. Dhe ai më thotë “Në rregull, rri i qetë e shko në qendër”. Dhe gjërat filluan të ecnin mirë pasi mundëm Real Madridin”, kujton Pato.