Disa nga shkollat e Athinës do të vendosen në dispozicion të mësuesve shqiptarë, për t’u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Athinë, në aktivitetin e organizuar nga ambasada shqiptare me rastin e ditës së pavarësisë.
“Më vjen mirë që ka filluar diskutimi për pensionet. Sot kryetari i bashkisë më konfirmoi që disa nga shkollat e Athinës do të vendosen në dispozicion të mësuesve shqiptarë, ajo që është premtuar nga qeveria dhe kryeministri. Tani që kemi edhe asetet, bëhet pak më kollaj puna kur tashmë një shkollë i ka mjetet didaktike dhe s’ka nevojë të sajohet diçka më qira. Disa lajme të mira në këtë vit të jashtëzakonshme festimesh edhe në këtë përfshirje të diasporës si kurrë më pare”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se vala e punës me diasporën po prodhon vetëm mirësi me emigrantët shqiptarë.