Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Sipas SPAK, Ilir Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, edhe pse nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.
Avokati Romeo Kara gjatë intervistës së tij në ABC News, i është përgjigjur akuzave të ish-presidentit Meta, lidhur me skandalin CEZ-DIA, duke thënë se ish-presidenti Ilir Meta nuk po bën asgjë tjetër veçse po rëndon veten e tij.
“Ka një parashikim ligjor se kur janë të vlefshme dëshmitë dhe unë besoj se i plotësoj të gjitha.
Meta nuk e sheh problemin tek vetja por mesa pashë ka bërë një parashtrim përpara gjykatës joprofesional.
Në gjyqin me Ismailaj, kam dëshmuar në 2016 dhe nuk kam pasur bindjen se zotëria ka qenë i përfshirë.
Ismailaj ka marrë një dënim 11 vite në atë gjyq. Unë kam një bindje të plotë që atë vendim e ka marrë grupi i ERE në atë kohë.
Meta do të na e sërvirë ERE si organ të pavarur, por nuk është dhe nuk ka qenë. Unë kam përfshirë edhe Berishën që ka qenë në dijeni dhe ka lënë këtë fushë të hapësirës bosh.
Ky po intimidon në mënyrë publike… Ai ka bërë pasuri të paligjshme, ka pasuri pafund. Ky nuk ka turp kur thotë që unë i punësuar, unë qenkam futur me qëllimin për të goditur zotërinë, më ngatërron vitin 2014 me 2017, me Mc Gonigal.
Pra ky rëndon veten. Ky njeri ka qenë i korruptuar, dhe turpi i vërtetë është që e bëmë president.
Ky zotëria është zullumqari më i madh”, tha ai, duke shtuar:
“U bë iniciator i prishjes së monopolit të shpërndarjes së energjike. Meta dhe Ismailaj mashtronin njëri-tjetrin”.