Juristi i njohur, Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar atë për lidhje të thella me korrupsionin dhe për mundësinë që ai të përfundojë në regjimin “41 bis” (Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë), për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, izolim ky i njëjtë që aplikohet për “baronët” e drogës dhe krimit gjatë qëndrimit në burgje. Në një intervistë për gazetën “SOT”, që duket se do të lërë pa fjalë opinionin publik, juristi Kara paralajmëron se Prokuroria e Posaçme (SPAK) mund të zbulojë fakte të reja që lidhin ish-presidentin Meta me vrasje, të cilat nuk janë trajtuar ende nga organet e drejtësisë.

-Zoti Kara, edhe pse ndodhet në burg, ish-presidenti Ilir Meta vijon sulmet ndaj SPAK dhe prokurorëve e gjyqtarëve specialë. Sipas jush, si mund të komentohet ndikimi i deklaratave dhe veprimeve të Metës në lidhje me ligjin dhe institucionet e drejtësisë?

Këto janë krejtësisht jo vetëm deklarata në tejkalim të çdo etike, qoftë edhe për një qytetar të thjeshtë, por mbi të gjitha në shkelje të ligjit. Përveçse cenohet dinjiteti i disa institucioneve të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, i disa prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu adresuar atyre prej pothuaj një viti me emër, epitete dhe mbiemër, ai ka konsumuar drejtpërdrejt një kërcënim të vazhdueshëm dhe të gjithanshëm ndaj tyre që kur u mor si person nën hetim, kur u arrestua dhe tani që kërkon revokimin e masës së arrestit. Ai po përdor si armë të fundit të tij shantazhin dhe kërcënimin e vazhdueshëm, si dhe po orienton drejtpërdrejt pasuesit e tij në një diskurs destabilizimi politik dhe kërcënim serioz ndaj organit të akuzës.

-Pra ju po thoni se Meta po sulmon drejtësinë, duke qenë se është rruga e vetme dhe e fundit që i ka mbetur…

Ilir Meta ka bërë kërcënime direkte. Ka kërcënuar gjyqësorin, prokurorinë, kallëzuesit, dëshmitarët. Ai e ndjen dhe e di përtej çdo dyshimi se përballja e tij me drejtësinë sipas standardeve ligjore do të jetë fatale për të dhe fundi i tij në çdo aspekt, prandaj po përdor dhe do të përdorë çdo mjet për të shmangur fundin e tij. Duke marrë parasysh të shkuarën e tij dhe paratë pafund të grumbulluara prej tij dhe gruas së tij, ai duhet urgjentisht të izolohet nën regjimin 41 BIS dhe njëkohësisht për gruan e tij të kërkohet gjendja e arrestit. Sugjeroj që këto masa të merren tani, sesa të jetë tepër vonë. Po kërcënohen të gjithë aktorët në proces, si dhe po rrezikohet i gjithë integriteti i procesit. Boll toleruan kur ata para drejtësisë ngrenë protesta. Meta dhe Berisha janë kriminelë. Do t’ju dalin edhe vrasje. Kështu mendoj se rrethanat përputhen që Meta të futet Meta në 41 BIS.

-Dakord! Por Meta dhe Berisha pretendojnë se janë burgosur pa fakte, ndërsa e etiketojnë veten e tyre si heronj dhe viktima politike. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Ai dhe Berisha tashmë kanë kohë që po përdorin kartën e fundit politike të tyre, atë të destabilizimit. Ata nuk duan tashmë vetëm destabilizim të sistemit të drejtësisë, por një rrëshqitje të fortë pas në anarki të të gjithë entitetit shtetëror, ku drejtësia dhe normaliteti të varrosen njëherë e mirë. Ata inspirojnë për një kundërrevolucion dhe sigurisht që kjo gjë duhet marrë në konsideratë nga organet ligjzbatuese. Ata kurrë nuk kanë qenë të ngjashëm me heronjtë që ju përmendni, përkundrazi ata janë tipiku i anti-heroit. Heronjtë sakrifikojnë veten për shoqërinë, vlerat, të ardhmen dhe vendin, ndërsa ata dhe e gjithë politika e qelbur majtas dhe djathtas po sakrifikojnë vendin, të ardhmen dhe shoqërinë për bythën e tyre.

-Ndërkohë Izolimi në qeli ka terrorizuar Ilir Metën. Edhe pse mburrej se ishte si Avni Rustemi dhe Mits Sokoli, ish-presidenti u ka bërë thirrje komitave të tij në Partinë e Lirisë të nisin rebelimin ndaj SPAK-ut. Pak ditë më parë u mblodh Kryesia e Partisë së Lirisë, ndërsa Tedi Blushi lexoi një letër të shkruar vetë nga dora e Ilir Metës. Ish-presidenti përveç sulmeve ndaj institucioneve ka kërkuar nga mbështetësit të protestojnë para SPAK. Në letrën e tij, Meta lë porosi që qytetarët të protestojnë para SPAK. Sipas tij, ky tubim do të bëhet për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze në dosjen kundër tij dhe për të denoncuar aferat e Edi Ramës që SPAK nuk i heton. Keni një koment?

Mbledhje qesharake, ku letra e shkruar e njërit jarani lexohet nga jarani tjetër mediokër e egoist gjithashtu që rreket të bëjë karrierë mbi hallin e Metës. Nuk di çfarë epiteti t’i ve një grupi ish-ministrash që dëgjojnë dhe mbajnë shënim broçkullat bibilushiane. Një protestë e tillë mund të realizohet vetëm nëse ju shkon mendja të mblidhni punëtorë me mëditje. Tek PL, të gjithë shkonin me lugë në brez për të kapur copa Shqipërie, askush nuk shkon të bëhet kurban i zullumeve të Metës dhe Monikës, si dhe pasojës së vonuar si kofini pas të vjelit për karrierë politike të jaranit. Në SPAK duhet të protestojnë ata që janë vjedhur dhe jo ata që kanë vjedhur. Kur të hapen mirë letrat, atëherë do të shohim se sa fytyrë, nder dhe të drejtë do të ketë ky soj për të protestuar, ky soj që vetëm nga një kompani celulare merrte Ilir Meta rrezikon të kalojë në regjimin “41 bis” si “baronët” e drogës dhe krimit të organizuar, njeriu që e fundosi në SPAK bën paralajmërimin “bombë”, ish-presidentit do t’i zbulohen vrasje 500 mijë euro gjobë në muaj. Të mos e marrin më shumë yrysh, se kanë rrugë të gjatë për të bërë. /Sot