Reid Hoffman ishte themeluesi i LinkedIn dhe parashikimi i tij i fundit është se mënyra si fuksionon puna tani, ka një datë skadence, në vitin 2034. Por si do të jenë vendet e punës në të ardhmen e afërt, sipas krijuesit të rrjetit social të punës?
Dallimi i parë do të jetë zhdukja e zyrave. Interneti ndihmon në lidhjen e njerëzve nga kudo në botë.

“Vdekja e zyrës po vjen dhe po vjen më shpejt nga sa mendoni: kostot e hapësirave për zyra do të bien me 40% deri në vitin 2034 dhe GitLab, me më shumë se 1,500 punonjës në më shumë se 65 vende, nuk ka asnjë zyrë fizike,” theksojnë ata si shembull.
Kështu vizualizoi Reid Hoffman se si do të përdoreshin rrjetet sociale, deri në atë pikë sa të zëvendësonin, në disa raste, mjedisin e informacionit: “Fakti është se njerëzit tashmë janë mësuar me faktin se aksesi në rrjetet sociale është mjeti kryesor për të zbuluar informacione të vlefshme”. Ai gjithashtu theksoi se problemi kryesor me të cilin do të përballeshin qytetarët do të ishte përhapja e mashtrimeve:

“Njerëzit ende po mësojnë se si të trajtojnë informacionin dhe të vlerësojnë besueshmërinë. Ata pyesin: “Si mund ta di se cilit informacion t’i besoj? Cili është reputacioni i këtij burimi?” Reid Hoffman pohon gjithashtu se profesionistët e pavarur janë e ardhmja, pasi përfitimet ekonomike janë më të mëdha se ato të punonjësve me rrogë: “Brenda një dekade, 50% e popullsisë amerikane do të vetëpunësohet”. Ai tregon edhe arsyen e arritjes së këtij përfundimi: “Njohuri specialistike + kërkesë globale = tarifa më të larta”.