Sapo e lexon këtë gjë, me siguri që mornicat të përshkojnë trupin! Është pak traumatike, veçanërisht tani në dimër, por dushi i ftohtë sjell përfitime të shumta për trupin. Ja çfarë!
Asgjë nuk është më relaksuese sesa një dush pas një dite të gjatë. Por ndërsa gjethet bien dhe stina ndryshon, disa prej nesh mund t’i ndërrojnë dushet e ftohta me ato të nxehta, ndërsa të tjerë do të vazhdojnë të zgjedhin atë të ftohtë. Dhe, siç rezulton, dushi i ftohtë është më i vlefshëm se dushi i nxehtë dhe mund të sjellë përfitime më të mëdha shëndetësore.
Larja/dushi në ujë nën 15 gradë Celsius konsiderohet si një dush i ftohtë dhe funksionon më së miri për të rinjtë e shëndetshëm pasi ju ndihmon të zgjoheni dhe ka disa përfitime shëndetësore.
Dushi i ftohtë punon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në organe, për të rritur imunitetin dhe metabolizmin, për të ndihmuar në humbjen e peshës me kalimin e kohës dhe për të rritur nivelet e energjisë, shpjegon Dr Divya Gopal, konsulent, departamenti i mjekësisë së brendshme, spitali Sir HN Reliance dhe qendra kërkimore, Mumbai.
Dr Santosh Kumar Agrawal, shpjegon “Dushet me ujë të ftohtë ndihmojnë gjithashtu në rritjen e imunitetit pasi rritet përqindja e qelizave të bardha të gjakut dhe një shkallë e lartë metabolike. Trupi juaj përpiqet të ngrohet gjatë banjës me ujë të ftohtë. Në këtë proces, trupi ka të ngjarë të çlirojë qelizat e bardha të gjakut dhe të ndihmojë në aktivizimin e sistemit tuaj imunitar.
Ata gjithashtu thonë se dushi i ftohtë mund të luajë një rol kyç për të përballuar depresionin pasi ka një efekt pozitiv dhe rrit disponimin e dikujt. Prandaj, mund të ndiheni pa stres pasi të keni bërë një banjë me ujë të ftohtë.