Deputeti i PS-së, Petro Koçi mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku u shpreh kundër kërkesës së opozitës për shtyrje të afatit të hetimorit të shëndetësisë.

Koçi akuzoi opozitën për trajtimin çnjerëzor të dëshmitarit Ilir Beqaj në dy ditë.

“Koha e devizës së diktaturës që ra në 97 se humanizmi është tolerant ndaj armikut ka vdekur. E papranueshme fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm.

Nivel i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të komisionit që mbyll punimet sot.

Mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja. Keni dështuar dhe është i juaji. Dështuar me sukses. Kur e patë që do dështonit sërish vendosët të mos bëni dëgjesa me asnjë dëshmitar.

Keni 3 ditë resht që bëni konferenca shtypi. Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë”, tha Koçi.