Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, pasi do të njihet me dosjen dhe do e tërheqë atë.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Kryemadhi shihet e veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë të kuqe.
Ndaj Kryemadhit është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se ish-presidenti dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg prej më shumë se një muaji. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.