Data e sotme shënon një nga festat më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, teksa shënohet 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtë ditë, po e festojnë dhe shqiptarët që vuajnë dënimin në institucionet e izolimit në vend. Megjithatë, një i paraburgosur në IEVP të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Vlorë ka zgjedhur të festojë në mënyrë të veçantë. Ai ka realizuar një murale në institucionin e vuajtjes së dënimit ku po qëndron, duke pikturuar figurën e Ismail Qemalit.
Sot në 28 nëntor Shqipëria është veshur kuq e zi, por edhe shqiptarë në treva të ndryshme, festojnë festën e 28 nëntorit. Kjo festë bën bashkë të gjithë shqiptarët.