Para ndeshjes së sotme me Çekinë që do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania”, kreu i FSHF-së Armando Duka ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Duka i druhet incidenteve në prag të kësaj ndeshje, për shkak se në takimin e zhvilluar në Pragë, tifozët çek përdhosën simbolet kombëtsre. Duka ka kërkuar nga tifozët që të tregojnë qytetari.

“Sonte vazhdojmë rrugëtimin tonë në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën jemi përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe kemi përjetuar emocione të shumta.

Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit.
Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritje”, shkruan Duka.