Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit izraelit për të shqyrtuar armëpushimin në Liban tha se ka tre arsye kryesore për të cilat ai dëshiron një armëpushim me Hezbollahun në Liban aktualisht. Sipas kryeministrit Izraeli 3 arsyet për armëpushim në Liban janë:
1. “Fokusi i Izraelit në kërcënimin iranian”: Kryeministri përmendi këtë arsye si të parë dhe shtoi se nuk do ta zgjerojë. Hezbollahu është një grup militant i mbështetur nga Irani në Liban.
2. Për ushtrinë izraelite: Një arsye e dytë, tha ai, ishte që “forcave izraelite t’i jepet frymë për të rimbushur rezervat”.
3. “Shpërndarje të fronteve”: Së treti, ai përmendi luftën e Izraelit në Gaza. “Hamasi po planifikonte që Hezbollahu të luftonte në krah të tij. Me Hezbollahun jashtë skene, Hamasi ka mbetur vetëm. Ne do të rrisim presionin tonë mbi Hamasin dhe kjo do të ndihmojë lirimin e pengjeve në enklavë”, tha ai.
Fjalimi u publikua pasi një zyrtar izraelit i tha CNN se kabineti i sigurisë izraelite miratoinjë marrëveshjen e armëpushimit në Liban. Netanyahu tha gjithashtu se kohëzgjatja e një armëpushimi do të varet nga ajo që ndodh në Liban.
Po ashtu ai tha se Izraeli do të rifillojë sulmet nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen duke riarmatosur, gërmuar tunele, lëshuar raketa ose rindërtuar infrastrukturën e tij pranë kufirit izraelit.
“Me mirëkuptimin e plotë të Shteteve të Bashkuara, ne ruajmë lirinë e plotë të veprimit ushtarak,” tha kryeministri izraelit.