Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale nisjen e punës për ndërtimin e parkut urban në Spitallë (Durrës).

Rama shkruan se kjo zonë do të kthehet në një hapësirë rekreative, në shërbim të qytetarëve.

“Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”, shkruan Rama në rrjetin social.