UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Nations League, Shqipëri-Çeki, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Zvicerani Sandro Schärer do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë bashkëatdhetarët Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni. Nga Zvicra do të jetë edhe gjyqtari i katërt Johannes von Mandach.
Arbitri Sandro Schärer nuk e ka drejtuar më parë Shqipërinë si kryesor, por ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri që u mbyll 2-2 në Euro 2024.