Mandarina Çela, e cila u dhunua 41-vjeçari Ilir Çami në mes të rrugës në Korçë, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” ngjarjen e rëndë, ndërsa mohon se ka pasur lidhje dashurie me të.
“Më përndjek që para tre vitesh, kam pasur në konflikt. Nuk ka pasur lidhje me mua. Ka thënë që i kam marrë dhe lekë, por nuk e kam bërë. Jam shumë e pastër, as lidhje s’kemi pasur. Donte të më shkatërronte familjen, nuk ia arriti. Më ndëshkoi njeriu, por Zoti jo më dha jetë. Nuk i kam marrë asnjë lek për atë Zot.
Jemi parë të Katedralja më ka ftuar për kafe, nuk kam pranuar. Më ka ardhur nga pas, më ka dhunuar dhe në shtëpi ka shtëpi, më ka goditur burrin. Kishte kaçavidë me vete, i kishte marrë masat për të na therur.
E kam denoncuar mbi 10 herë në polici, është arrestuar para një viti dhe e kanë nxjerrë pas gjashtë muajsh. Në polici tha dua ta ndaj nga burri, ta shkatërroj. Nuk e mësova asnjë herë pse e bëri këtë gjë. Ndihem e frikësuar, por nuk kam frikë se jam e drejtë. E kemi përjetuar shumë keq, burri fëmijët. Kam tre fëmijë”, u shpreh Mandarina./TOP CHANNEL