SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.
Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë Suel Cela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, I shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.
Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.
Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.
Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Celës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.
SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.
Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.