NGA Klevis Bakillari

Opozita është zënë rob në berishizëm, duke e shndërruar në një organizëm anaerob, që për të gjalluar nuk i nevojitet më as edhe oksigjeni partiak.
PS po dominonë çdo katër vite në Dominonë Politike që luan me PD ndërsa proçeset e opozitarizmit, përgjithësisht të ekzekutuara nga Patriarkët Partiak, ngushtojnë çdo rrugë për frymë të reja opozitare! Berishizmi dhe servilosja ndaj tij, është bërë një ngushticë ‘gjarpër-altari politik’, që ka helmuar opozitarizmën!
Berishizmi e ka futur Opozitën në shishe! Dhe kjo opozitë e zaptuar prej këtij miti, nuk ka asnjë shans të prodhojë ‘antiberishën’. Ta kërkosh këtë në PD apo rreth PD së sotme,është sikur të kërkosh ‘gjilpërën e doktorit’ në kashtë! E ndërsa pa Doktorin, jeta e PD do të ishte një flakë kashte.
Kaq sureal e mbytës është oborri opozitar sot, saqë pikëpyetjet mbi gjenezën e mundshme të një opozite tjetër, i ngjajnë një gjëegjëze politike, përgjigjen e së cilës mund t’na e japë vetëm Inteligjenca Artificiale. Në këto kushte dhe përbrenda këtij kafazi mediatik, për antiberishizmin e vërtetë e të pranuar nga shoqëria, na vjenë në ndihmë vetëm Inteligjenca Artificiale.

Inteligjenca Artificiale mund t’na krijonte realitetin paralel me opozitë që qëndron mëvete në rrëmujën e dobishme. Kundër modeleve të përbindshme. Opozitë që lufton Qeverinë dhe Jo Partinë. Që mbronë Demokracinë, jo Salinë. Që sulmon ideologjinë,Jo Selinë. Që kundërshtonë padrejtësinë, Jo Drejtësinë. Që nuk ‘vdes’ për Amerikën, po as për Rusinë. Kundra zullumeve opozitare. Kundra frymës totalitare.Kundra patriarkalizmës që ka mbërthyer opozitarizmën! Kundra populizmit e oportunizmit!

Një PS besnike e integrimit të Shqipërisë dhe e rigjenerimit pa zhurmë, meriton një opozitë më shumë! Më mirë një opozitë artificiale sa për televizion sesa një opozitë në pension. Një opozitë me sytë nga problemet e qytetarëve,jo të kryetarëve. Opozita bëhet me Inteligjencën Artificiale. Shqipëria bëhet me Partinë Socialiste!