Një vajze krejt e zhveshur është regjistruar nga kamerat duke ecur mes një autostrade të ngarkuar me trafik, para se të goditej nga një prej makinave në fundjavë.

18-vjeçarja e identifikuar nga mediat vendase si Luz Janeth, u pa duke ecur e zhveshur në autostradën me disa korsi mbrëmjen e të shtunës ne Monterrey ne veri te Meksikes.

Kamerat e sigurisë në bulevardin Garza Sada Avenue e tregojnë atë duke ecur e shkujdesur mes automjeteve në lëvizje.

Ajo shihet gjithashtu duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën mes makinave në lëvizje, derisa në korsinë e majtë goditet nga një mjet fuoristradë.

Raportimet thonë se vajza e trazuar ishte dërguar në spitalin Municipal të qytetit ku u trajtuar për plagët e marra.

Sipas rrjetit vendas El Horizonte, Janeth kishte humbur vendin e punës në një bar te zones pas një incidenti një ditë më parë.

Disa media thonin se i dashuri i saj kishte kontaktuar me të rreth orës 11 për ta marrë nga puna por telefonatat nuk kishin marrë përgjigje.

Autoritetet e Nuevo León thanë në një deklaratë se kanë hapur një hetim, shkruan rrjeti Daily Mail.

Ngjarja vjen mes rritjes së numrit të sjelljeve të palogjikshme nga qytetarë në vende të ndryshme vitet e fundit.

Incidenti vjen gjithashtu disa javë pasi një burrë i zhveshur u pa duke ecur në rrugë në qytetin San Pedro Garza García teksa u ndalua më vonë nga policia që e dërgoi për kontrolle të shëndetit mendor.