Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në kryeqytetin francez.

Një person i armatosur rreth moshës 60 vjeç hapi zjarr brenda një dyqanit të zinxhirit të njohur të ushqimit të shpejt “McDonalds”, duke shkaktuar terror dhe panik te qytetarët.
Sipas burimeve nga policia, agresori ishte i armatosur me një revole të kalibrit të madh.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë një person, rreth 70 vjeç. Siç raportojnë mediat lokale, autori qëlloi disa herë në drejtim të viktimës, duke e shënjestruar në gjoks dhe kokë.