Në studion e ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi protestën e sotme të opozitës, ndërsa tha se në fytyrat e pjesëmarrësve lexohej qartë se “ishin duke ndenjur kot’ në shesh. Çupi u ndal gjithashtu te plani i PD për në zgjedhjet e ardhshme ku sipas tij PD është një parti e konsideruar si militare dhe eksponentët e PD bëjnë krime, por nuk durojnë burgun.
“Është një grumbullim njerëzish pa ide, pa qëllim, pa fillim dhe mbarim dhe pa moral politik. Ata janë po aq të paqartë në qëllimet e tyre të këqija sa mund të ishin në qëllimet politike.
Pse është kaq e thyeshme protesta e PD? Në fytyrën e secilit lexohet që kot po rrijmë këtu. E vetmja lidhje është fytyra që shikojnë nga ballkoni i katit të tetë. Këta kanë dalë nga boshti politik, nuk janë më një parti politike. Cfarë do ti paraqesin fushatës? Sot jemi në nëntor, në maj janë zgjedhjet. Deri sot duhet të ishte njohur projekti i PD. Këta imitojnë, janë si macja me miu me Berishën. E shajnë Berishën në pafundësi dhe miu shan macen. Është një parti që është konsideruar si parti para militare ose militare dhe është parti krejtësisht e dhunës.
Është fat që shqiptarët kanë pak njerëz të dhunës. Pse ushtrojnë dhunë ka një arsye tjetër. Ju përmendët Gaz Bardhin, Mul Nokën janë të tërë për në burg. Këta nuk durojnë burgun, e bëjnë krimin, por nuk durojnë burgun.” -u shpreh Çupi.