Që në nisje të protestës, policia ka shoqëruar disa persona. Raportohet se Fatmir Myrta, kryetari i degës nr.5 të PD-së në Tiranë është shoqëruar po ashtu nga policia. Nuk dihet ende se në cilin komisariat është transferuar Myrta.
Mësohet se Myrta ka përodur dhunë ndaj policisë
Mosbindja civile e opozitës vijon ende, ndërsa qarkullimi është bllokuar në 5 zona të kryeqytetit.
Policia ka përdorur herë pas here edhe autobot me ujë me lëndë djegëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës.