Pas deklaratave të bëra ku sulmonte UEFA-n për formatin e ri të Champions, Florentino Perez, është rikthyer të flasë edhe për “Topin e Artë”. Presidenti i Real Madrid, shprehet se Vinicius do ishte fitues i trofeut individual, nëse s’do ishin votat e katër shteteve, ku përmend Shqipërinë, Namibinë, Ugandën dhe Finlandën.

“Nëse nuk do të votonin gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Këto vende nuk i dhanë asnjë votë. Ne duhet të pyesim, se cilat janë kriteret e tyre për sportin”- tha ai.