Deputet Dashnor Sula bëri edhe një herë thirrje që të respektohet nisma e opozitës për hetimin e deputetëve që përdorin Sky Ecc. Më tej bëri ironi me ata deputetë që përdorin Sky, se nuk e përdorin këtë aplikacion për të folur me të dashurat.
‘Për çfarë ju duhet Sky, për të folur me të dashurat. Për sa kohë jemi persona publike të nënshtroheni interesit publikë. Deputetë dhe politikanët të respektojnë ligjin. Mos bllokonin nismën e kërkesës tonë. Ish ministri nxori urdhrin që trupa e policisë duhet të bëjë vetëdeklarimin ndërsa vetë deputetë nuk do duhet. E pamoralshme kjo gjë.’