Nga Hermes Kafexhiu 

Sot u duk sikur na përçudoi si lajm, heqja e masës së sigurisë “Arrest shtëpiak” e Sali Berishës, sa nga çdo anë u derdh entuziazmi i dëshpërimit të pengjeve të partisë në rrënoja ku burra e gra qanin më shumë për lirinë e tij, se vdekjen e Martin Canit.

A thua se dhe për ne shqiptarët po si afrikanët doli Mandela i lirsë, që në fakt në një ironi të zezë është Mandela i korrupsionit, i sistemit të pa ç’rrënjosur të çdo dallaveri politik.

Ky plak është gjithë problemi i shqiptarëve, sepse historia e tij tenton të pengojë përparimin për shkak të frikës së tij më të madhe, lirisë së tij.
E megjithatë ai si çdo herë që bën, doli kundra asaj që ngre si retorikë. Gjasme respektoi gjykatësen që mori vendimin, ndërkohë që i kishte bërë gati fjalimin e sharjes po mos ta lironte.

*Për sqarim sot vendimin e dha GJKKO dhe jo SPAK, SPAK është krejt gjë tjetër.

1. A nuk ishte Sali Berisha që e bëri Altin Dumanin në vitin 2006 Kreun e Task Forcës në një nga organet e drejtësisë si më të pa cënueshmin e drejtësisë?
2. A nuk ishte ky Berishë që e quajti organizatë kriminale dhe çetë në shërbim të krimit trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve ?
3. A nuk është ky Berishë që ngriti alibinë se drejtësia është armikut të tij George Soros?
4. A nuk ishte ky Berishë që bëri pretencën e parë të korrupsionit për Ilir Metën që e mbron ?
5. A nuk ishte ky Berishë që tha se jemi në Republikën e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të korruptuar ?
6. A nuk ishte ky Berishë që mandatoi në parlamentin e 2011, 3 nga prokurorët e Elbasanit që sot i shau nga konferenca ?
7. A nuk është ky Berishë që gëzoi më shumë se kushdo tjetër se ishte një i burgosur lirie ?

Ju që do votoni për herë të parë mos i harroni këto 7 pyetje para se të jepni shenjën tek vota në Maj./lexoal