Policia ka gjetur thikën që ka përdorur në krim 14 vjeçari M. P. për të vrarë bashkëmoshatarin e tij M. C. pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Raportohet se arma e krimit është zbuluar brenda një çante, në taracën e një kati të parë në rrugën “Fadil Rada”, pranë ATSH.

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës”.

Autori i krimit ndodhet ende në spital pasi gjatë konfliktit ka dëmtuar ligamentet e dorës me thikë, ndërsa ditën e sotme ai është vënë në dijeni për masën e arrestit në ambientet e spitalit ku ndodhet.