Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës. Sakaq, dy janë arrestuar, informon gazetari Sokol Dema. Ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputet që organizuan protestën.
Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile.
Pati dhe përplasje me policinë, teksa deputeti Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve. Ndërsa në sheshin Uilson dhe tek bashkia, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tek sheshi Uilson u hodh fillimisht edhe gaz lotsjellës.
Tek Zogu i Zi situata ishte më e qetë, teksa trafiku u lirua 1 orë pas fillimit të protestës. Ndërsa tek Pallati me Shigjeta pati tensionet dhe shtyrje të qytetarëve me policinë. Së fund