“Jemi shumë të trishtuar,” tha sot një përfaqësues i sindikatës së punonjësve të grupit të çelikut Arcelor Mittal në fabrikën e Reims, pas njoftimit të shkurtimeve drastike të vendeve të punës.

Benoît Jean-Leroy shtoi se kompania nuk po humbet para, por po sakrtifikon një nga fabrikat për të shtuar volumin te të tjerat.

“Ata thanë sot se ka një rënie e volumit në tregun evropian dhe se duan të fokusohen në më pak fabrika”.

“Ata nuk po humbasin para, impjati në Denain po mbyllet sepse nuk ka shumë ngarkesë për shtrueset ne të treja turnet.”

Hervé Couveret , përfaqësues i sindikatës CFDT tha se njoftimi bëhej ende më i rëndë i dhënë në kohën para festave.

“Nuk e di nëse mund të largohemi me kokën lart, do të kemi një mbështetje minimale financiare. Po largohemi në mënyrën më të keqe të mundshme”, shtoi Couveret.

Pascal Guillard, drejtues prodhimi në impjantin Arcelor Reims, shtonte:

“Arcelor po përpiqet të na heqë nga puna pa na dhënë asgjë, kjo nuk është e pranueshme për ne. Ata duan të zhvendosin makineritë, t’i çojnë tjetërkund, por kjo do të thotë se puna për ne ekziston. Ne nuk do të heqim dorë, duam të mbajmë vende e punës dhe impjantin e Arcelor.”

ArcelorMittal ka njoftuar për dy impjante që mund të mbyllen në veri të Francës, duke cilësuar si arsye “problemet me industrinë e makinave” dhe “kostot e lata të energjisë e lëndës së parë”.

Zhvillimi vjen pas njoftimit të mbylljeve të dy fabrikave nga prodhuesit e gomave Michelin dhe të mbylljeve të mundshme nga gjigantët gjermanë Volkswagen.