Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Kryeministrin Viktor Orbán pas takimit të Komunitetit Politik Europian

Rama: Shqipëria është një gjuhë parajse, duhet një përjetësi për ta mësuar. Ndërkohë është edhe purgator që të duhet një përjetësi të marrësh vesh nëse përjeton ferrin apo parajsën kur përkthehet. Prandaj po përdor anglishten time, se nuk dua që përkthyesi të fajësohet prej meje.

Ka qenë një ditë e veçantë të vizitoj këtë kryeqytet të bukur, kemi pasur shansin për të shijuar bisedimet me kryeministrin. Ka qenë deri në fund speciale të shohësh edhe të gjithë Europën të mblidhet në këtë vend. Është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë, po aq të suksesshëm sa ky.

Më duhet t’ju them që gati shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh, Putin është një prej tyre sepse zgjoi fort BE-në, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë që po ndodh edhe me KE dhe planin e ri të rritjes është diçka shumë inkurajuese, siç e theksoi edhe Viktori në komentet e veta, ky forum ka një energji të veçantë, që ndryshe nga forumet e tjera është një vend që ka një shkëmbim të lirë opinionesh dhe një ndjenjë të prekshme lirie për të prekur çështje të rëndësishme.