Një lajm i bujshëm vjen nga mediat ndërkombëtare, ku raportohet se ish-sulmuesi i njohur brazilian, Ronaldo, po bëhet gati që të marrë drejtimin e Federatës së Futbollit të Brazilit.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe dy herë Kampion i Botës me “seleçaon”, pas disa viteve si president në klube të ndryshme në Spanjë dhe Brazil, mendon se është gati të marrë drejtimin e Federatës, ndaj po bën gati projektin me të cilin do të shpallë kandidaturën në javët e ardhshme.

Plani i Ronaldos është që të kthejë përsëri përfaqësuesen e vendit të tij në majën e futbollit botëror, pas dështimeve sistematike të saj, duke kujtuar se për herë të fundit “seleçao” e ka fituar Kupën e Botës pikërisht me atë si protagonist absolut në fushën e lojës në vitin 2022.

Për ta bërë një gjë të tillë, raportohet se ai ka nisur kontaktet me Pep Guardiolën, pasi synon të bindë trajnerin katalanas që të marrë drejtimin e “seleçaos” për të ndërtuar një skuadër spektakolare që të tentojë fitoren e Botërorit. Guardiola mund të jetë pranë rinovimit me Sitin, por mësohet se Ronaldo ka nisur kontaktet me bindjen se mund ta bëjë të ndryshojë mendje.